Meta: Kufiri me Greqinë, opozita të mos spekullojë
Çështja e shumëpërfolur për Marrëveshjen mes Shqiperisë dhe Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar dhe shelfit kontinental, është një spekullim i pastër dhe keqinformim i opinionit publik. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ku sqaroi se për ratifikimin e saj do të ndiqet rruga e transparencës.
Meta “Për të shuar çdo aludim, keqinterpretim apo keqdashje, do të ndiqet rruga me transparencë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të sqarohen në mënyrë të plotë të gjitha shqetësimet dhe pretendimet e ngritura, në mënyrë qe t’u jepet fund spekulimeve dhe falsifikimeve mbi të vërtetën e kësaj çështjeje.
Dua të garantoj të gjithë opinionin publik se për realizimin e kësaj marrëveshje, e cila është një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë që rrjedh nga aderimi i saj në Konventën e Detit, janë angazhuar specialistët më të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera dhe janë ndjekur në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe proçedurat që parashikon legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar.”
Meta reagoi gjithashtu edhe ndaj deklaratave të kryesocialistit Rama, i cili e kritikoi këtë marrëveshje dhe tha se do të ngrejë një grup ekspertësh.
“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për trajtimin që lidershipi i opozitës i ka bërë kësaj çështje, duke hyrë në një rrugë pa krye e të rrezikshme që nxit ndjenjat e ksenofobisë ndaj vendeve fqinje, rikthen frymën e konfliktualitetit dhe izolimit në politikën rajonale të paqes dhe stabilitetit që Shqipëria në vazhdimësi ka ndjekur në rajon, duke synuar cënimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes vendit tonë dhe Greqisë.
Ftoj opozitën të gjykojë me kthjelltësi dhe pa emocione, si dhe të ndjekë rrugën institucionale për realizimin e transparencës së plotë të kësaj çështjeje, duke u distancuar nga frymëzimet ekstremiste që cënojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, sikurse mund të jenë thirrjet për djegien publike të flamujve kombëtare të vendeve fqinj, apo siç është edhe rasti në fjalë, pasi epoka e nacionalizmit dhe ekstremizmit në Ballkan ka përfunduar dhe raste të tilla janë episodike dhe të nxitura nga qarqe që kërkojnë të na kthejnë pas apo që për arsye të mbijetesës së tyre nxisin këtë frymë regresive.”
Meta sqaroi gjithashtu se linja e politikës së jashtme të Shqipërisë nuk mund të jetë kjo e opozitës dhe se qeveria është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare e ato kushtetuese, duke garantuar sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Ai u bëri thirrje palëve të interesuara dhe veçanërisht opozitës që të bëhen pjesë e transparencës mbi këtë çështje dhe të mos krijojnë me qëllim apo pa dashje emocione të dëmshme, por të respektojnë punën e ekspertëve dhe legjitimitetin e saj.