Progresraporti i KE, Berisha: Do ta firmosja plotësisht
Kryesministri Berisha e cilësoi objektiv, Raportin që monitoron progresin e Shqipërisë që prej tetorit 2008 deri në tetor 2009. Një dokument që sikurse tha kryeministri do të shërbejë si një program pune për qeverinë.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmuth Lohan, i cili i dorëzoi Kryeministrit Progres Raportin për Shqipërinë për vitin 2009. Ambasadori Lohan u shpreh se në raport theksohet se Shqipëria ka dëshmuar një implementim të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ka arritur progres të dukshëm për sa u përket kritereve politike. Shqipëria ka shënuar një progres të qartë në reformat ekonomike, duke shënuar nota shumë të larta në veçanti për sa u përket politikave europiane. Progres i qartë është bërë gjithashtu në përafrimin e legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Europian. Ambasadori Lohan u shpreh gjithashtu se në raport evidentohet qartësisht se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian janë shumë inkurajuese.
Për sa i përket liberalizimit të vizave, theksoi Ambasadori Lohan, raporti evidenton qartësisht se Shqipëria i ka të gjitha shanset që të përfshihet në propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, në rast se do të vendoset për një propozim për vendet e rajonit.
Kryeministri Berisha e vlerësoi raportin si një raport objektiv dhe inkurajues për qeverinë shqiptare dhe theksoi si dhe falënderoi Ambasadorin Lohan, delegacionin e Komisionit Europian në Tiranë dhe Komisionin Europian për punën serioze që kanë bërë në hartimin e këtij raporti dhe e siguroi Ambasadorin Lohan se ky raport, ashtu si edhe raportet e mëparshme, do të përbëjë shtyllën kryesore të punës së qeverisë për periudhën në vijim, sikundër prioritetet e integrimit të Shqipërisë në Bashkim Europian kanë qenë e mbeten objektivat mbi të cilat mbështetet program i qeverisë. Duke iu referuar gjetjeve të raportit, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e tij të veçantë për faktin që raporti qartësisht evidenton atë ç’kanë bërë edhe raportet e tjera ndërkombëtare, se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 i plotësuan standardet kryesore të zgjedhjeve të lira e të ndershme, një ngjarje kjo jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi mbyll për Shqipërinë kapitullin e zgjedhjeve problematike.