Unaza e madhe e Tiranës, tenderi brenda vitit
Tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës me konçesion do të përgatitet brenda këtij viti. Kështu tha kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, duke e konsideruar Unazën si një arterie tepër të rëndësishme lidhëse me akset e mëdha rrugore në veri e jug të vendit. Kreu i qeverisë u shpreh se Unaza e madhe, që do të jetë 30 kilometra e gjatë dhe me 8 korsi, do t’i japë fund edhe trafikut të rënduar në metropolin shqiptar, për të cilin tha se ka sipërfaqen më të vogël rrugore në Europë e në Botë.
Berisha “Është e domosdoshme që brenda këtij viti të përgatitet tenderi ndërkombëtar për dhënien me koncension për ndërtimin e Unazës së madhe. Tirana është një nga qytetet me sipërfaqen më të vogël rrugore në Europë dhe Botë. NQS standarti urbanistik është mbi 30% për qytetet, Tirana e ka 14% çka ka krijuar vështirësi në trafik dhe ndotje tepër të lartë. Ndërtimi i aksit të Jugut, ai Rrëshen-Kalimash dhe Rruga e Arbrit e bëjnë shumë të domosdoshëm ndërtimin e saj. Do kërkohet bashkëpunimi me të gjitha qeveritë vendore si Bashkinë e Tiranës, Kamzës, Dajtit, Farkës etj, pasi ky është projekt me vlera shumë të mëdha.”
Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu në këtë mbledhje dhe rishikimin e çmimit të tokave. Për këtë arsye ai i kërkoi ministrit Bode dhe atij të drejtësisë që të bëhet një hetim për çmimet e tregut, për ta përafruar atë me çmimet e bursës.
Berisha “Do sillet urgjentisht harta e çmimeve dhe do bëhet hetim për çmimet e tregut. Harta lëviz dhe do kemi mekanizëm të përafërt me bursën për çmimin e tokës që se kemi. Ju garantoj se ka rrethe që toka ka një çmim stratosferik dhe në rrethe të tjera ajo nuk kushton as një euro. Do bëhet harta e çmimeve pengëseë për investimet në vend.”
Për numrin një të qeverisë një tjetër vendim i rëndësishëm ishte dhe ai për legalizimet që bën të mundur kompensimin e pronarëve për tokat e zëna dhe parashikon marrjen e titujve të pronësisë për 6 mijë familje.
Berisha “Pronarët marrin kompensimin për tokën e zënë dhe 6000 familje përfitojnë titullin e pronësisë.”
Një tjetër vendim i marrë nga qeveria, i cilësuar si i një rëndësie të veçantë nga kryeministri, ishte ai për unifikimin e sporteleve në pikat kufitare dhe ato doganore, sistem ky që aplikohet prej mëse një dekadë në vendet e Bashkimit Europian dhe që synon të reduktojë nga 5 ndalime në një të vetëm, shërbimin për qytetarët.