E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet e “Kurum” – Rivlerësohen masat e sigurisë, 9 persona në burg, 6 detyrim paraqitjeje, 4 në arrest shtëpie

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 8 orë, Gjykata e Durrës ka dhënë vendimin për rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj 33 personave të marrë nën hetim në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”. Vendimi u shpall nga gjyqtari Orgent Nazaj.

Në burg janë lënë 9 persona, S.H., M.H., N.B., A.P., I.L., E.V., F.Ç., G.S. dhe Sh.J.

Ndalim dalje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje është caktuar për  7 persona, J.K., A.D., M.P., K.S., B.T., E.M. dhe I.M. Në arrest në shtëpie janë lënë 4 persona, R.B., M.Z., H.L. dhe K.A. Në gjendje të lirë po hetohen 9 persona, ndërsa për 1 person është caktuar detyrim paraqitje.

Të hetuarit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë: “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Transport dhe menaxhim të mbetjeve”, “Falsifikim të dokumenteve të mbetjeve”, “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”, “Kontrabandë” nga punonjës të lidhur me doganat dhe “Shpërdorim detyre”.

Hetimet nisën pas bllokimit të 2816 ton mbetjesh të rrezikshme, të ngarkuara në 102 kontejnerë që u nisën drejt Tajlandës në korrik 2024. Pas denoncimit nga organizata ndërkombëtare Basel Action Netëork, anija u kthye në portin e Durrësit.

Analizat e kryera në një laborator të specializuar në Itali mbi 11 mostra nga kontejnerë të ndryshëm zbuluan se mbetjet përmbanin kryesisht oksid zinku dhe oksid hekuri, si dhe metale të tjera si kalium, mangan, plumb, kalcium dhe squfur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›