Mbetjet spitalore, Mediu:Problem përpunimi i tyre
Problemi i menaxhimit të mbetjeve spitalore në Shqipëri është kthyer në një problem serioz për shkak menxhimit jo të mirë të tyre.
Mbetjet spitalore jo vetm që ndotin mjedisin por vënë në rrezik dhe jetën e vetë pacientëve. Kështu është shprehur ministri i mjedisit Fatmir Mediu gjatë një konference për mbetjet spitalore e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shëndetësisë. Sipas tij, ajo që vihet re është se në përgjithësi nuk ekzistojnë inceneratorët për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Përveç problemeve të tjera Mediu u shpreh se një pjesë e spitaleve kanë lidhur kontrata të kundraligjshme me subjekte private që nuk zbatojnë si duhet rregulloren për menaxhimin e mbetjeve urbane.
Megjithatë ministri Mediu sqaroi se tashmë egziston një strategji e cila synon që brenda vitit 2011 të hartohet Plani Kombëtar i Menaxhimit të Mbetjeve të Rrezikshme me afate, objektiva dhe indikatorë të monitorimit të progresit të përcaktuara qartë. Por ai ka sqaruar se po punohet edhe për hartimin e një ligji të ri.