E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers: Vëmendje për komunitetin rom

Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers ka vizituar banorët romë në një lagje në periferi të Tiranës, ku ka kërkuar më shumë vëmendje për këtë komunitet si dhe zbatim të projekteve në ndihmë të tyre. Pasi shikoj më nga afër kushtet e jetesës së komunitetit rom në një lagje pranë Stacionit të Trenit, ambasadori Withers u shpreh se ky komunitet nuk ka as elementet bazë të jetës dhe se duhet më shumë vëmendje në zbatim të planit për këtë komunitet.
Në lagjen pranë Stacionit të Trenit jetojnë më shumë se 30 familje rome, me kushte shumë të vështira ku një pjesë e tyre lëvizin nëpër qytete të tjera, por dhe në Kosovë e Greqi për të lypur dhe punuar e në disa raste edhe trafikohen.
Me këtë komunitet punojnë disa organizata joqeveritare ku një prej tyre është "Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›