E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet urbane në Elbasan, gjobiten 3 kryetarë komunash

Agjensa rajonale e mjedisit në Elbasan ka gjobitur 3 komuna të qarkut, si pasojë e mbetjeve urbane të grumbulluara vend e pa vend.

Drejtori i Agjensisë rajonale të mjedisit në Elbasan, Adi Madhi tregon se janë gjobitur kryetarët e komunës Qendër në rrethin e Librazhdit, komuna Sult në Gramsh dhe Pajovë në Peqin.
 

Madhi thekson se po ndiqet me seriozitet çështja e mbeturinave urbane në këtë qark, pasi sipas tij janë evidentuar shumë zona, të cilat nuk i kanë plotësuar udhëzimet e dhëna nga ARM-ja. Në këto kushte agjensia e mjedisit parashikon penalizime të tjera.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›