E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesc: Messi dhe Ronaldo e zbukurojnë La Ligën

Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se Lionel Messi dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e bëjnë La Ligën më të mirë.

“Që të dy e ndihmojnë ligën të zhvillohet. Falë atyre të dyve, shumë njerëz dëshirojnë ta shohin lojën tonë, kjo është e mirëpritur. Ne kënaqemi me ta. Ata janë dy lojtarë të ndryshëm”.

“Ndonjëherë duket sikur nuk ka asgjë nga një ndeshje dhe pastaj del se ata e vendosin rezultatin. Ata kanë një dhunti të veçantë”, ka deklaruar Cesc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›