Mbeturinat greke në Shqipëri
Nga Express më 16 mars 2011 në ora 17:00
Nga Greqia, pulat që janë për asgjësim, me dokumente të falsifikuara të veterinerit dhe agjencisë doganore greke nisën për në Shqipëri si të freskëta, për t’u përdorur për mish.
Firmat shqiptare përpiqen të blejnë këto pula lirë, pothuaj falas, për t’i shitur pastaj në tregun shqiptar.
Kjo dukuri ka qenë e pranishme për shumë dhe konsumatori shqiptar ka ngrënë këto pula, pa e ditur që ishte i ndaluar për konsum nga njerëzit.
Fakti që këtij fenomeni i është vënë fre në kufirin shqiptar është për t’u përshëndetur.
Megjithatë, të gjithë t’i blejnë këto pula në Greqi me dokumente dhe ato kalojnë lirshëm në doganën greke të Janinës, doganë e një vendi të BE-së.