E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine-Beograd Thaci Dialogu ka nisur mbare

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci e ka përcaktuar të mbarë nisjen e dialogut Prishtinë-Beograd për çështje praktike e sipas tij, ky dialog do të përfundojë me njohje reciproke nga të dy vendet.
 
“Dialogu në mes shtetit të Kosovës dhe  Serbisë ka filluar mbarë, për çështje të interesit të përbashkët, që janë çështje praktike. Jemi të bindur se me mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe me qëndrimet korrekte dhe konstruktive të Kosovës dhe zyrtarëve serb, ky proces do të përmbyllet me njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete dhe anëtarësimin e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian” tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të qeverisë  kundërshtoi propozimin për “autonomi”  në veriun e Kosovës të dhënë nga   Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtarë të Krizave, Marko Prelec. Thaçi tha se tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme dhe mendime që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Pakon e Ahtisarit janë të paqëndrueshme.

 “Asnjë deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik, që vjen, që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me dokumentin presidentit Ahtisari, do të tejkalohet apo do të ik si flusk sapuni. Qoftë ide që dalin për autonomi apo statuse speciale” tha Thaçi.

Qeveria e Kosovës ka diskutuar projektbuxhetin me rritje të pagave për nëpunësit civil  për në Kuvendin e Kosovës  i cili pritet të miratohet me 25 mars edhe pas kundërshtimit të FMN-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›