E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Magath

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 18:24

Felix Magath nuk është më trajner i Schalkes. Klubi gjerman ka vendosur ta shkarkojë trajnerin gjerman.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së klubit nga Gelsenkirchen.

Vendimi për shkarkimin e ish trajnerit të Bayern Munchen është marrë, me gjithë faktin se Schalke është i vetmi ekip që ka depërtuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të klubit bavarez nga Interi të martën mbrëma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›