Mbeturinat hidhen aty ku punohet, mbushen kanale anës rrugës (FOTO)
Tiranë- Qytetarët vijojnë të hedhin mbeturinat në mënyrë të papaërgjegjshme duke ndotur kështu ambientin e përbashkët në të cilin jetojmë.
Fotografitë më poshtë kanë ardhur në adresë tonë të e mail-it info@gazetaidea.com nga një qyetare që si shumë të tjerë kanë denoncuar në rubrikën tonë hedhjen pa kriter të mbeturinave rrugëve.
Fotografitë janë marrë në rrugën Reshit Petrela pranë Stacionit të Trenit.
Punonjësit hedhin mbetjet në disa kanale anës rrugës, madje edhe qytetarët kanë gjetur edhe një vend tjetër të përshtatshëm për ta, për të mos u lodhur që mbeturinat ti çojnë në vendin e caktuar.
◄ Pas Para ► Foto 1 / 3