E Diel, 1 Nëntor 2026

Elhaida Dani, nga “Star” në TV Klan në “ The Voice” RAI

Elhaida Dani, 19-vjecarja shqiptare, ka filluar te kendoje qe ne moshen 6 vjecare. Ne audicionin e pare te "The Voice of Italy" Elhaida zgjodhi te prezantohej me kengen "Mama knoes best", e Jassie J, duke bere per vete te kater anetare e jurise, ndersa ne fazen e dyte te gares ajo zgjodhi te fitonte betejen kunder Francesca Belenis me kengen "No more Tears" te Donna Summer. Ky ishte edicioni i pare i "The Voice of Italy" dhe organizohej nga Rai Due. Spektakli ngjalli interes te madh jo vetem ne Itali, por edhe ne Shqiperi, pikerisht per shkak te Elhaides, e cila nuk ka harruar te thote ne shqip faleminderit, per te gjithe shqiptaret qe i kishin ngulur syte tek ekrani, por edhe ata shqiptare qe jetojne ne Itali dhe kane votuar per bashkombesen e tyre. Ora 21.10 se enjtes 30 Maj. Nis mbremja finale. Elhaida mbante kodin 4 pasi ishte kengetarja qe performonte e katerta ne radhe pas tre kengetareve italiane . Atmosfera ne skenen e “The Voice of Italy” ishte mjaft e nxehte ne fillim, me miliona italiane te ulur prane televizoreve. Keshtu bene edhe miliona shqiptare, qe ndonese spektakli i madh nuk ishte ne gjuhen shqipe, u perqendruan para ekraneve duke ndjekur spektaklin per nje njeri te vetem. Ishte Elhaida qe me sharmin dhe bukurine prej femre shqiptare, arriti te shtrije autoritetin qysh ne rrethin e pare, ku ajo arriti qe te rrembeje zemrat e te gjitheve, duke lene te harruar konkurrentet e tjere finaliste Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone. Performanca e pare, “I Eill Aleays Love You”. Per Coccianten, “nje talent i madh nuk njeh kufij”, Elhaida meriton titullin sepse “ka ze te mrekullueshem dhe shtrirje te gjere”. Noemi, qe i kujton se finalistja e saj eshte po aq e zonja, falenderon Elhaiden per emocionet”. Nderkaq, nje tjeter moment shume emocionues ishte performanca nxenes-mesues, Cocciante zgjedh kengen e tij “Margherita”. Nje emocion per te dy: per Elhaiden eshte e preferuara nga te Cocciantes, ndersa per kete te fundit sepse nuk e ka kenduar asnjehere me te tjere kengen. Performanca e radhes, kenga e re e kompozuar enkas per te "Ehen Love Calls Your Name" me muzike te Cocciantes, qe deri ne oren 24.00 e te merkures, 29 maj, ishte me e shkarkuara ne iTunes. “Me besoi nje kenge te rendesishme per te, do te jap maksimumin” premton Elhaida qe e konsideron veten te nderuar. “Ishte nje gur i cmuar per mua, por ajo e ktheu ne diamant”,- e vlereson mentori i saj Cocciante, interpretimin e kenges se tij nga Elhaida. Me pas Elhaida, ashtu si edhe tre finalistet e tjere kendon edhe me Modà nje nga grupet , me te pelqyer te momentit ne Itali. Arrin momenti i eliminimit te kengetarit te pare, mbeten ne gare vetem tre: Elhaida eshte nder tre me te miret. Bashke me te kalojne edhe Veronica (skuadra Carrà) e Timothy (Pelù). Gara rinis serish. Tre finalistet kendojne secili kengen me te cilen u prezantuan. Elhaida, “Mamma knoes best”, me te cilen kur u prezantua me 28 mars, detyroi te gjithe anetaret e jurise t’i kerkonin ta kishin ne skuadren e tyre. Serish pritet nje verdikt i publikut: finalistet ne skene mbeten vetem dy. Ne pritje te verdiktit, Cocciante gjen vetem dy fjale per te pershkruan nxenesen e tij: “Fantastike! E mrekullueshme! Uroj qe publiku ta kete kuptuar”. Dhe publiku e ka kuptuar vertet: mbeten akoma ne gare Elhaida e Timothy, Cocciante e Pelù. Vetem nje hap nga titulli i madh. Pjesa me emocionuese e programit. Ne internet, jane me mijera mesazhet e komentet ne favor te dy finalisteve. Performanca e fundit, ajo e Elhaides qe kendon serish “Adagio”, kengen qe me shume se cdo tjeter, me 16 maj, emocionoi ate dhe publikun dhe i siguroi gjysmefinalen. “Sa here qe kendon Elhaida, une prekem”- u shpreh Riccardo Cocciante qe me pas shtoi “Elhaida po me meson modestine”.

Arrin vendimi perfundimtar i publikut: FITON ELHAIDA! Eshte ajo Zeri i Italise” tha plot emocion edhe moderatori i spektaklit. Elhaida perlotet dhe para se te kendoje serish kengen e saj te re falenderon “Grazie Italia. Faleminderit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›