E Diel, 1 Nëntor 2026

Tornadot rikthehen në Oklahoma, së paku 5 viktima nga stuhia (VIDEO)

oklahoma-yesSHBA- Një seri e re e tornadosh ka përfshirë shtetin amerikan të Oklahomës, duke vrarë të paktën pesë njerëz, përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj, thonë zyrtarët e cituar nga BBC-ja.

Tornadot goditën afër periferisë së Oklahoma-s, në qytetin Moore, ku 24 njerëz u vranë nga një tufan i dhunshëm gati dy javë më parë.

Stuhia e fundit goditi gjatë orëve të pikut të së premtes në mbrëmje, duke bllokuar shumë njerëz në makina dhe duke shkaktuar kaos të trafikut.

Më shumë se 60,000 shtëpi mbeten pa energi elektrike dhe shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Në Misuri Guvernatori Jay Nixon ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. Shërbimi i Parashikimit Kombëtar të Motit tha se moti i ashpër u zhvendos në lindje të shtunën, drejt Ohio-s dhe luginat e lumit Misisipi.

Një zëdhënëse e policisë tha se nëna dhe fëmija i cili vdiq ishin në makinën e tyre në një autostradë kryesore në afërsi të qytetit Oklahoma. Dhjetëra kamionë u përmbysën në autostradë.

Dhjetëra njerëz janë lënduar, me pesë prej tyre në një gjendje kritike.

okaKreu i Oklahoma City, Mick Cornett ka thënë: “Për arsye se nuk janë të qarta për mua, më shumë njerëz dolën në rrugë, më shumë se ne prisnim. Gjithkush veproi ndryshe në këtë stuhi, dhe si rezultat ajo krijoi një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme…”.

Duke theksuar: “Unë mendoj se ne jemi ende të tronditur nga ajo që ka ndodhur në Moore…kështu emocionet tona janë ende të forta”.

Meteorologët thanë se tornadot ishin më pak të fuqishme se ai që goditi Moore-n dy javë më parë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›