Zbatimi i marrëveshjes, sot mbahet takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Bruksel- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Sebisë Ivca Daçiç, sot pritet të zhvillojnë një tjetër takim në Bruksel ku do të bisedohet për zbatimin e marrveshjes së arritur mes dy vendeve në prill.
Takimi ndërmjet dy kryeministrave me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton pritet të fillojë rreth orës 14:00.
Koha Ditore shkruan se takimi mbahet në periudhën kur qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e projektligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.
Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton ka theksuar se mirëpret vazhdimin e bisedimeve me liderët kosovarë dhe serbë, në mënyrë që të vijojë përpara dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura. Ajo do të udhëtojë një ditë më vonë në Beograd, ndërsa të mërkurën vjen në Prishtinë.