E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 10 mije perdorues te telefonise celulare kane bartur numrat e tyre

Mbi 10 mijë përdorues të telefonisë celulare kanë bartur numrat e tyre.

Kanë kaluar më pak se tre muaj kohë kur nisi të zbatohet në vendin tonë portabiliteti i numrave.

Kjo nënkupton ndryshimin e kompanisë celulare, pa ndërruar numrin personal.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se sasia e numrave të bartur ka arritur në një shifër të lartë mbi 10 000 bartje.

Sipas ekspertëve të AKEP-it, ka qenë rritja e konkurrencës efektive e cila ka bërë që në treg të hidhen oferta dhe plane tarifore të reja me dobi për konsumatorin nga kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri.

Kjo shifër tregon se përdoruesit e telefonisë celulare janë treguar aktivë duke zgjedhur rrjetin dhe planet tarifore nga të cilat përfitojnë dhe që u përshtaten më mirë kërkesave personale të tyre.

Shërbimi i portabilitetit të numrit nisi të zbatohej në muajin prill-maj të këtij viti, duke sjellë një interes të madh nga ana e përdoruesve të telefonisë celulare në vendin tonë.

Në fund të vitit 2010 numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme arriti në 4,5 milionë pajtimtarë në total duke pësuar një rritje nga të dhënat e fundvitit 2009 kur kjo shifër ishte 4,16 milionë pajtimtarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›