E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset Basha besojme ne ndryshime pozitive ndaj nesh

 Ndryshimi i kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës, mirëpritet nga sipërmarrësit dhe bizneset shqiptare.

Politika të reja, nisma dhe vendime të rëndësishme priten të merren tashmë për komunitetin e biznesit, me qëllim hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi.

Duke e konsideruar 25 korrikun, si një fillim të ri, përfaqësues të botës së biznesit, besojnë në ndryshime pozitive, që do të merren në favor të tyre si dhe në forcimin e bashkëpunimit me pushtetin lokal.

Zgjedhja e problemit të lejeve të ndërtimit, është një nga ngjarjet kryesore që bizneset presin të ndodhin në ditët e para të ushtrimit të detyrës nga zoti Basha.

Pas 3 vite mandate nga Edi Rama, Bashkia e Tiranës do të udhëhiqet më katër vitet e ardhshme nga Lulzim BAsha.

Ardhja në krye e tij, parashikon zbatimin e disa nismave dhe zgjidhjeve në favor të bizneseve, siç janë heqja e 60 taksave lokale, zgjedhja e problematikës së lejeve të ndërtimit etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›