E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i kërkon Turqisë të bëjë presion mbi Sirinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, të bëjë presion mbi Sirinë që të ndalojë vrasjen e civilëve në protestat anti-qeveritare.

Biseda telefonike e dy zyrtarëve vjen në mesin e thirrjeve ndërkombëtare kundër presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Davutogllu pritet të udhëtojë në Siri të martën me mesazhin se “Ankaraja ka humbur durimin” ndaj goditjës së dhunshme të regjimit sirian kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Ndërkohë lidhjet ndërmjet Ankarasë dhe Damaskut janë shtuar vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›