E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani premton zgjidhje për problemin e romëve

Këto familje i shprehën Avokatit të Popullit shqetësimin se kanë të njëjtat probleme me familjet e tjera të strehuara në këto ambiente

. Avokati i Popullit Igli Totozani ka vënë në dispozicion të tyre personelin e zyrës duke kryer këshillimin, marrjen e ankesave dhe identifikimin e kategorive ligjore të cilave ata ju përkasin.

Avokati i Popullit shpreh mirënjohje për gatishmërinë dhe përpjekjet e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, për të sistemuar këto familje rome në mënyre definitive dhe dinjitoze në disa prej ambienteve nën administrimin bashkiak, për të cilat vijojnë ende negociatat.

“Kemi bërë gjithë listat e duhura me emrat dhe kërkesat për secilin dhe po bashkëpunojmë me qeverinë, bashkinë dhe institucionet e tjera për të gjetur një zgjidhje të shpejtë”,  tha Totozani.

Avokati i Popullit apelon për solidaritet institucionet shtetërore përgjegjëse, shoqërinë civile, median dhe partneret ndërkombëtare të vazhdojmë së bashku përpjekjet solidare për të respektuar dinjitetin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. /Start/

                                                                                             2012-02-03 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›