E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 110 te vdekur nga i ftohti ne Evropen Qendrore dhe Lindore

Me shume se 110 njerez kane vdekur ne Evropen qendrore dhe lindore ndersa debora e madhe dhe temperaturat e ftohta mbuluan shume pjese te rajonit.

Ne Serbi te pakten 11.000 banore u bllokuan nga bora ne nje fshat te larget malor. Se paku pese njerez kane vdekur nga te ftohtit  ne Serbi deri me tani.

Ne Ukraine 20 vdekje te tjera u raportuan duke e cuar numrin e pergjithshem ne 63.

Ne Poloni 9 njerez te tjere kane vdekur pasi temperatura ra ne minus 30 grade Celsius. Me shume se 29 njerez kane vdekur nga te ftohtit ne Poloni qe nga java e kaluar.

Ne Rumani ministria e shendetesise tha se 8 njerez vdiqen gjate nates duke rritur numrin e vdekjeve nga te ftohtit ne 22.

Vdekje te tjera u njoftuan sot ne Republiken eke Bullgari dhe Letoni. Ndersa ne Itali qindra njerez u bllokuan ne banesat e tyre ndersa temperaturat nen zero dhe  reshjet  e bores nderprene qarkullimin ne hekurudha rruget dhe aeroporte.

Moti i ftohte ka kapur shume evropiane ne befasi pasi ky dimer filloi jashtezakonisht i bute ne shume zona me temperatura si ne pranvere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›