Mbi 15 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan
Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë e ndihmave, të cilat theksojnë se kushtet në qytet janë përkeqësuar edhe nga ndërprerja e energjisë elektrike. Shirat përmbytën pjesët e ulëta të qytetit duke dëmtuar me qindra shtëpi dhe duke ndërprerë energjinë elektrike.
Bilanci i viktimave mund të rritet pasi shumë pjesë të qytetit janë të bllokuara, shpjegoi një zyrtar i fondacionit "Ehdi", një organizatë humanitare që vepron në vend.
Sipas njoftimeve të gazetave lokale, numri i të vdekurve nga përmbytjet mund të jetë më i lartë se 20 persona.
Shirat dhe përmbytjet shkaktojnë çdo vit dëme të mëdha në këtë rajon. Në vitin 2007, rreth 250 persona humbën jetën nga reshjet e dendura të sezonit të përvitshëm të shirave.