Obama: SHBA, humbi një ikonë me vdekjen e gazetarit Cronkite
Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën një ikonë, deklaroi presidenti amerikan Barack Obama duke kujtuar legjendën e gazetarisë televizive amerikane, Walter Cronkite. Walter Cronkite, pionieri amerikan i televizionit, vdiq dje në moshën 92 vjeç, njoftoi kanali CBS, ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij. "Gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, Walter Cronkite ishte zëri që frymëzonte më shumë besim në Amerikë", deklaroi presidenti amerikan në një komunikatë të transmetuar nga Shtëpia e Bardhë. "Zëri i tij i ngrohtë prej baritoni hynte në miliona shtëpi çdo mbrëmje dhe në një industri ikonash, Walter përcaktoi ato standarde sipas shembullit të të cilave gjykohen gjithë të tjerat", vlerësoi ai.
Prezantues i emisionit të lajmeve të mbrëmjes në CBS nga 1962 - 1981, Walter Cronkite është i lidhur me faqet më të mëdha të Historisë së gjysmës së dytë të shekullit XX në SHBA, që nga lufta e Vietnami e deri tek vrasja e presidentit Kenedi, hapave të parë në Hënë apo edhe më tej skandali i Uotergejtit. Walter Cronkite "ishte aty gjatë luftrave dhe përleshjeve, marshimeve dhe momenteve të rëndësishme, duke na treguar qetësisht atë që duhej të dinim", vijoi presidenti. "Ky vend ka humbur një ikonë dhe një mik të shtrenjtë, do të na mungojë vërtetë", përfundoi ai.