E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhakarta, atentatet nga grupi terrorist Noordin Top

Atentati i dyfishtë i Xhakartës është i lidhur në mënyrë të qartë me grupin e Noordin Top-it, një islamik radikal, përgjegjës për shumë akte terroriste të kryera në Indonezi gjatë këtyre viteve të fundit, njoftoi sot një drejtues i antiterrorizmit. "Po të marrim parasysh mënyrën e veprimit, këto atentate janë qartësisht të lidhura me Noordin M. Top-in", deklaroi shefi i shërbimit antiterrorizëm në Ministrisë indoneziane të Sigurisë, Ansyaad Mbai.
Me kombësi malajziane, Noordin Mohammed Top-i ka qenë sipas ekspertëve një nga organizatorët kryesorë të atentateve të kryera nga Jemaah Islamiyah (JI) në fillim të dhjetëvjeçarit, dy prej të cilëve në Bali (202 të vdekur në 2002) dhe ai i hotelit Marriott të Xhakartës (12 të vdekur në 2003).
Ky ish-llogaritar konsiderohet që nga ajo kohë si "njeriu më i kërkuar i Indonezisë", por nuk gjendet megjithë mobilizimin e forcave të rendit për ta ndaluar.
Atentatet e të premtes "tregojnë" se ai vazhdon të jetë aktiv dhe se prioritet duhet të jetë ndalimi i tij", nënvizoi Mbai. "Përsa kohë që nuk kapet ky person përgjegjës, të gjitha përpjekjet për t'iu dalë përpara atentateve do të jenë të kota", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›