E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 16 mijë ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, në 6-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën me dije se mbi 16 mijë ndërhyrje kirurgjikale janë kryer gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Numri më i lartë i ndërhyrjeve është regjistruar në okulistikë, me 2586 ndërhyrje, e ndjekur nga kirurgjia urologjike me 1675, kirurgjia e traktit gastro-intestinal me 1523 dhe kirurgjia plastike me 1402 ndërhyrje.

Në të njëjtën periudhë janë kryer 1283 ndërhyrje në kirurgjinë e përgjithshme, 1206 në kirurgjinë infantile, 956 në neurokirurgji, 925 në urgjencën kirurgjikale dhe 621 në kirurgjinë vaskulare.

Ndërhyrjet e tjera janë realizuar në shërbimet e ORL-së, onkologjisë dhe kardiokirurgjisë.

Të dhënat e QSUT-së dëshmojnë aktivitetin kirurgjikal të ekipeve mjekësore dhe infermierore, në funksion të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›