Nju Jork, pritet sottakimi Hyseni-Ban Ki Mun
NJU JORK- Sot pritet që ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni, të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.
Ministri Hyseni, ndodhet prej disa ditësh në Nju Jork, ku po vazhdon aktivitetin diplomatik me përfaqësues diplomatikë të përhershëm vendesh të akredituara në OKB.
Ministri i Jashtëm pritet t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit në takimin e radhës për Kosovën, që do të mbahet të martën, më 3 gusht. Sipas burimeve diplomatike, gjatë kësaj seance, anëtarët e KS-së do të dëgjojnë një raport të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç, ndërsa nuk është vendosur ende nëse do të lejohet të flasë edhe homologu i tij kosovar.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, u ka shpërndarë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit raportin e tij të rregullt për Kosovën. Në raport vlerësohet se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme, por tërhiqet vërejtja që të mos nënvlerësohet destabiliteti në veri.
(e.n/BalkanWeb)