E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomikekryeqytetasit me çantame perime për pushime

TIRANE- Fundjava dhe njëkohësisht fillimi i muajit gusht ka qenë me fat për shitësit e fruta-perimeve. Dita e parë e këtij muaji ka qenë e mbarë për tregtarët e produkteve ushqimore, kjo për shkak se ato familje kryeqytetase që niseshin me pushime për pesëmbëdhjetëditëshin e parë të gushtit, për shkak të krizës ekonomike janë nisur me një sasi ushqimesh me vete.

"Si rrallëherë, çdo gjë që kemi nxjerrë për të tregtuar, na u shitën të gjitha. Të shtunën dhe të dielën, edhe pse fundjavë, ne kemi pasur shumë punë. Pjesa më e madhe e blerësve ishin persona që do nisnin pushimet, dhe blinin sasi të mëdha frutash, zarzavatesh apo perimesh", - tregojnë shitësit e tregut pranë uzinës 'Dinamo'.

Kriza ekonomike ka bërë që këtë verë Tirana të mos jetë e boshatisur si vitet e tjera. Edhe pse temperaturat shpeshherë kanë kapur 40 gradë, në rrugët e kryeqytetit ka kalimtarë të shumtë, po ashtu edhe numri i automjeteve ka qenë i lartë. Por si rrallëherë në këtë sezon veror, fundjava që sapo lamë pas e zbrazi disi Tiranën, në rrugë trafiku ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre ditëve. Por ende ditët e hëna, në shumë rrugë, sidomos pikat hyrëse dhe dalëse të metropolit sërish bllokohesh në trafik.
(e.n/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›