E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, arrestohen të dyshuarit për helmimin e nxënësve

Autoritetet policore në Afganistan kanë arrestuar 17 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me helmimin e qindra nxënëseve në shkollat e provincës Takhar.

Radio Afganistani i Lirë ka theksuar se të arrestuarit janë “afganë dhe të huaj”, por nuk ka specifikuar kombësinë e të dyshuarve të huaj.

Zyrtarët shëndetësorë në provincën Takhar thonë se rreth 800 vajza janë plagosur nga sulmet e javëve të fundit me gaz helmues në 6 shkolla të rajonit.

Talibanët kanë mohuar përfshirjen në këto sulme dhe kanë kërkuar dënimin e përgjegjësve.

Në periudhën 1996-2001, kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, ata kanë ndaluar vajzat të ndjekin mësimet duke e konsideruar pjesëmarrjen e femrës në shkollë si  jo islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›