Mbi 23 të vdekur në Bagdad, plagoset edhe Guvernatori
Një autobombë shpërtheu në një kryqëzim në qendër të qytetit, në postbllokun e vendosur në rrugën që të çonte për në selinë e guvernatorit të provincës Al-Anbar. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe vetë guvernatori i kësaj province, Qassim Mohammed. Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme. Një tjetër bombë u vendos kundër autokolonës së guvernatorit të provincës Al-Anbar, Qassem Mohamed Abed, në çastin kur ky i fundit po dilte nga zyra, shtoi policia e qytetit, që ndodhet 100 kilometra në perëndim të Bagdadit. Sulmi, që ndodhi në hyrje të këshillit provincial, rreth 200 metra nga vendi i atentatit të parë, shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, ndër të cilët guvernatori, njoftoi një mjek i spitalit i cili preferoi të mbetej anonim.