Kanavaro për Botërorin: Në 7 ndeshje ndodh gjithçka
“Shkojmë në Afrikë si Kampionë të Botës. Kemi fituar katër Botërorë, të gjithë e dinë nivelin tonë dhe na respektojnë. Mendoj se në shtatë ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Shpresoj që të ambientohemi mirë në Afrikë. Mezi pres të fillojë”, u shpreh mbrojtësi 36-vjeçar në një intervistë për mikrofonin e “Sky”.Ai shtoi se katër vite pas triumfit në Berlin, skuadra e Marçelo Lipit ka më tepër përvojë: “Vijmë në këtë Botëror me katër vite më tepër, por janë vite përvoje. Çdo ndeshje tani e ndiej ndryshe. Aventurën në Afrikën e Jugut do ta jetoj me të njëjtin entuziazëm”.