Mbi 27 mijë viktima në Siri

Kështu deklaroi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.
Presidenti i kësaj organizate, Rami Abdel Rahmane, tha se mbi 70 për qind, ose rreth 19.500 prej këtyre viktimave ishin civilë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 8 mijë viktima janë të vrarët e të angazhuarve në luftime, si nga ushtria e Assadit, ashtu edhe nga forcat e kryengritësve.
Observatori në të dhënat e tij përfshin edhe ushtarët e ekzekutuar pas dezertimit, si dhe punonjësit e administratës së Bashar al-Assad që kanë rënë në duart e kryengritësve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara refuzuan një projekt-rezolutë që Rusia propozon për t’u kaluar në Këshillin e Sigurimit. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quajti propozimin rus si të pakuptimtë, pasi nuk përmban përdorimin e forcës për të detyruar presidenti Assad të tërhiqet nga pushteti.
Në anën tjetër, Komisioneria e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut, Navy Pillay, ka thënë se ajo është “e shqetësuar thellë“ nga vuajtjet e civilëve në Siri.
Ajo tha se përdorimi i armatimit të rëndë nga ana e forcave qeveritare ndaj zonave civile ”mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”