E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Alepo, 17 të vrarë

Një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin më të madh të Sirisë, Alepo, duke vrarë të paktën 17 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë.

Pamjet televizive treguan zjarrefikësit në përpjekje për të shuar flakët dhe punëtorët e shpëtimit duke gërmuar nëpër rrënoja për të mbijetuarit.

Asnjë grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Agjencia zyrtare e lajmeve, SANA, akuzoi kryengirtësit për sulmin duke i cilësuar ata si terroristë.

Lufta për Alepon, një qytet me 3 milionë banorë, që dikur ishte një bastion i mbështetjes për presidentin Bashar al-Asad, është e rëndësishme, si për regjimin ashtu edhe për opozitën.

Rënia e qytetit do t`i jepte opozitës një fitore të madhe strategjike me një fortesë në veri pranë kufirit me Turqinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›