E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbron “Obamacare”

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbrojtur politikat e tij për kujdesin shëndetësor.

“Nuk do të eliminoj sigurimin shëndetësor për miliona amerikanë që janë të varfër, të vjetër, ose të paaftë, në mënyrë që ata që kanë të paguajnë më pak”, ka thënë Obama, në kuadër të fushatës elektorale për tu rivënë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ai ka shtuar se plani i demokratëve është forcimi i Medicare. Presidenti amerikan ka thënë se asnjë amerikan, nuk duhet që të “kalojë vitet e arta nën mëshirën kompanive të sigurimit.

Sipas tij, ata duhet te pensionohen me dinjitet dhe respekt dhe të marrin kujdesin e merituar.

“Obamacare”, siç e quajnë shumë republikanë reformën shëndetësore, të miratuar nga administrata e tij, është e diskutueshme, sepse në thelb detyron të gjithë që të blejnë një formë të sigurimit dhe i penalizon ata që nuk bëjnë një gjë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›