Mbi 3 mijë bursa për nxënësit dhe studentët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri akademik 2011-2012 do të japë 1650 bursa për nxënësit dhe 1900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, për të gjitha kategoritë e parashikuara në vendim.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për këtë qëllim, që tashmë ka hyrë në fuqi, parashikon jo vetëm kushtet ekonomike të familjes së nxënësit apo studentit, por edhe rezultatet mësimore që duhet të arrijnë ata për përfitimin e bursës.
Gjithashtu në vendim parashikohen zonat prioritare të cilat mund të përfitojnë bursa, apo rastet specifike kur një student apo nxënës mund të marrë bursën e plotë edhe kur nuk plotëson kriteret ekonomike apo rezultatet shkollore. Vendimi përcakton të gjitha kriteret dhe rastet kur një student apo nxënës i shkollës së mesme apo 9 vjeçare përfiton bursë të plotë apo të pjesshme nga shteti.
Kështu, bursë përfitojnë nxënësit dhe studentët, brenda kuotave e kritereve ekonomike, po dhe sipas rezultateve të arritura në vitin paraardhës. Ndërsa jashtë kriterit ekonomik përfitojnë bursë nxënësit dhe studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës,si dhe nxënësit që vijnë nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit (Tropoja, Hasi, Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malësia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Përmeti, Pogradeci, Skrapari, Tepelena dhe rrethi Tiranë), të cilët regjistrohen dhe ndjekin studimet në vitin e parë shkollor 2011-2012, në shkollat e mesme profesionale.
Bursat e studentëve për vitin e dytë e lart, rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët e vitit të dytë e lart, që nuk kanë përfituar bursë dhe plotësojnë kriterin ekonomik, mund të përfitojnë bursë brenda numrit të planit të bursave, të përcaktuara sipas këtij vendimi, përcakton vendimi. Nga plani i bursave të miratuara për vitin akademik 2011-2012, Bashkisë së Tiranës i jepen 15 bursa për studentët që vijnë nga familjet/shtresat sociale në nevojë dhe janë invalidë, paraplegjikë e tetraplegjikë, pavarësisht nga kriteri i studimit larg vendbanimit, ndërsa bashkive të tjera, të cilat në vendndodhjen e tyre territoriale, kanë institucione të arsimit të lartë publik, u jepen deri në 5 bursa për këtë kategori studentësh.
Vendimi përcakton se nxënësit dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë shkollat. Ndërkohë, afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për vitet e para, është data 15 dhjetor 2011, për të gjitha kategoritë e shkollave, ndërsa për vitin e dytë e lart është data 15 nëntor 2011. /Start/
2011-08-31 07:57