E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, grabitet një pikë Western Union

Burime nga policia lokale bënë të ditur se dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e agjencisë së transfertave të parave dhe kanë vjedhur 5 mijë euro si e 1.5 milionë lekë.

Ata i kanë kërkuar punonjëses që ishte në shërbim një biletë udhëtimi dhe pasi kjo e fundit ka dalë nga kabina e blinduar, ku edhe ndodheshin paratë, është kërcënuar me armë.

Punonjësja, edhe pse në gjende shoku, ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka marrë shenjat e gishtave të kabinës së blinduar, si dhe sistemin e kamerave.

Mësohet se Western Union në Elbasan prej vitesh kishte instaluar një sistem kamerash dhe se policia tashmë ka nisur hetimet për të kapur autorët.

Këta të fundit, pasi kanë marrë sasitë e parave kanë dalë me vrap nga dyqani e më pas janë larguar për të hipur në një mjet të paidentifikuar, të cilin e kishin parkuar pas pallatit ku ndodhej agjencia.

Sipas policisë, grabitësit kanë zgjedhur orën kur thuajse të gjithë qytetarët drekonin ditën e Bajramit, për të kryer grabitjen e paramenduar mirë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-30 19:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›