E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptari vret me çelës anglez bashkëshorten

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjerapetra në Greqi, ku 50-vjeçari që jetonte prej 15 vitesh në Greqi, ka qëlluar me çelës anglezë bashkëshorten 40-vjeçare, e cila ka humbur jetën brenda pak momentesh.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çiftit pas një sherri që kishin pasur. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar 50-vjeçarin shqiptar. Mësohet se autori i krimit ka deklaruar se e kishte ndërmarrë një veprim të tillë për të ruajtur nderin e familjes. /Start/

                                                                                             2011-08-31 07:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›