E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit liron nga burgu Artan Kriston

Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria dhe tashmë pas dy vitesh, Kristo fiton lirinë.

Në gjyqin e zhvilluar në atë kohë, avokati mbrojtës tha se SHISH kishte tentuar ta përfshinte në radhët e tij, z.Kristo dhe ky i fundit nuk kishte pranuar dhe ndaj ishin ngritura akuza për propagandë terroriste. Kristo, gjatë gjithë procesit gjyqësor asnjëherë nuk ka pranuar akuzat e ngritura, duke theksuar se të gjitha fjalimet e tij ishin në përputhje me librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Prokuroria e akuzoi për “thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste” dhe për këtë, gjykata Shkallës së Parë në Durrës, vendosi dënimin me 5.6 vite burg. /Start/

                                                                                             2011-08-31 08:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›