Mbi 370 mjekë të punësuar nga 2021, në korrik rriten me 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve

Mbi 370 mjekë të rinj i janë shtuar sistemit shëndetësor publik nga viti 2021 e deri më sot të cilët kanë aplikuar përmes portalit .
Ministrja e shëndetësisë thirri në një takim sot një pjesë të këtyre mjekëve duke u komunikuar se procesi ka qenë transparent dhe meritokratik:
“Fakti që në sistemin tonë shëndetësor publik kemi një numër të konsiderueshëm mjekësh të përgjithshëm që i janë shtuar sistemit dhe padyshim është një lajm gjithmonë shumë i mirë. Janë më shumë se 320 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të punësuar gjatë 2021 dhe për dy muajt e parë të vitit deri tani që po flasim, janë 51 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të punësuar“, tha Manastirliu.
Me krijimin e Agjencisë se re të Standarterve dhe Kujdesit Shëndetësor, mjekët e rinj do të përfshihen në programe mentorimi dhe trajnimi, për edukimin në vazhdim të tyre.
“Ajo çfarë është e rëndësishme për ju dhe për qytetarët që presin shërbime cilësore, është pikërisht cilësia e shërbimit dhe shërbimi më i mirë i mundshëm që mjekët kanë për të ofruar në strukturat e kujdesit shëndetësor dhe për këtë arsye ne kemi vlerësuar që me Agjencinë re të Standadeve dhe Kujdesit Shëndetësor, të mundemi t’ju përfshijë edhe mjekët që janë përfshirë rishtazi në strukturat tona të kujdesit parësor, në programe të mentorimit. Pra mjekë që kanë më shumë eksperiencë t’ju qëndrojnë afër për të mbështetur punën tuaj“, u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten sërish në muajin korrik të këtij viti me 6%, teksa rritja do të vijojë përgjatë këtij mandat qeverisës me 40%. Në katër vitet e fundit janë punësuar 1,234 mjekë dhe 4,402 infermierë .