Këshillimi Kombëtar, Rama: 359,584 pyetësorë të plotësuar

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët të japin opinionin e tyre në lidhje me pyetjet e Këshillimit Kombëtar.
“Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj, në këtë proces vendimmarrjeje që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, pa dallim bindjeje politike dhe vendndodhjeje Klikoni në https://keshillimikombetar.al/ dhe plotësoni pyetësorët që ju vijnë me postë”, shprehet Rama.
Deri më tani janë plotësuar 359, 584 pyetësorë të Këshillimit Kombëtar.
Këshillimi Kombëtar është një nismë përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.