E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj: Shumë shpejt gati konviktet e reja të mjekësisë!

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndau sot pamje nga konviktet e reja të Fakultetit të Mjekësisë do të jenë shumë shpejt gati për 400 studentë.

“Mirëmëngjes nga konviktet e reja të mjekësisë. Shumë shpejt gati për 400 studentë”, tha Veliaj.

Konviktet janë ndërtuar në një sipërfaqe totale prej 3452 metra katrorë. Ato kanë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat ka ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu ka lavanteri, dhomat e studimit dhe depot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›