E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbështetja për peshkim, buxheti i shtetit grante për rinovimin dhe modernizimin e flotës

1.5 milionë euro nga BE dhe qeveria shqiptare u përdorën gjatë vitit 2021 për modernizimin e flotës shqiptare të peshkimit:

Edhe këtë vit financimi i sektorit të peshkimit, është një prej 5 skemave kombëtare që do aplikohen nga Ministria e Bujqësisë.

Klodian Kapiti, kryetar i Organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Durrës thotë se kjo mbështetje është shumë e dobishme për flotën e peshkimit:
Grantet janë planifikuar për blerjen e anijeve të reja si dhe rinovimin e infrastrukturës  së  anijeve ekzistuese.

Mbështetja do jetë në masën 50% të vlerës së faturës tatimore.  Në rastin e blerjes së anijes së re do të jepen nga shteti jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt peshkimi.

Tek rinovimi i anijeve janë parashikuar deri në 4 milionë lekë për blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, deri në 2 milionë lekë për blerjen  dhe instalimin e motorit ndihmë, si dhe deri në 1  250 000 (një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë lekë) për blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes.

Në Durrës funksionojnë aktualisht 140 mjete peshkimi, ndërsa në gjithë vendin janë rreth 360 të tilla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›