Mbi 40 të plagosur nga rrëzimi i një avioni amerikan
Një zëdhënëse e Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA) deklaroi për Reuters se avioni ishte i kompanisë ''American Airlines'' fluturimi 331 nga Majemi, ndonëse ajo nuk shtoi hollësi të tjera. Avioni u përplas në pistë pa pasur mundësinë për një ulje normale, që shkaktoi edhe ndarjen e tij në dy pjesë pas uljes në Kingston, njoftohet në faqen e internetit të rrjetit amerikan informativ ''Fox News'', ku citohen korrespondentë lokalë. Megjithëse nuk ka njoftime të menjëhershme për të vdekur, autoritet portuale njoftuan se pasagjerët u evakuuan menjëherë, ndërkohë që aksidenti shkaktoi plagosjen e të paktën 40 personave, të cilët u dërguan menjëherë në spital.