E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Korrupsioni duhet luftuar me vepra konkrete

Gjatë takimit  Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Genc Pollo,  u shpreh ndër të tjera se vetëm nëpërmjet një qasjeje tërësore dhe të integruar, duke vendosur rregulla të qarta dhe procedura efikase qeveria shqiptare do të mund të luftojë me sukses korrpusionin. “Korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me vepra konkrete dhe masat konkrete duhet të jenë të organizuara. Detyra e këtij grupi është të zbatojë një strategji shtetërore për antikorrupsionin, të miratuar para një viti. Çdo ministri, çdo agjenci qendrore ka një plan veprimi dhe është përgjegjëse për t’a zbatuar këtë strategji. Nëpërmjet kontrollit shikohen rregullat, rishikohen procedurat, ndryshohen legjislacionet, në mënyrë që cdo hapësirë abuzimi me detyrën, apo për të kryer  korrupsion të ngushtohet, mundësisht të shkohet drejt zeros”, theksoi Pollo. Ministri Pollo tha se me dorëzimin e Pyetesorit të KE-së para disa ditësh qeverisë shqiptare, Grupit ndërministror të Punës, i del përpara një sfidë e re në lidhje me zbatimin e strategjisë Antikorrupsion. Shqiperia në 4 vitet e fundit, përfundoi Ministri, ka patur arritje të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe këto suksese janë konfirmuar edhe nga progres raporti i KE, nga Millenium Challenge Corporation, Transparency International dhe organizma të tjerë. Megjithatë- shtoi ai -korrupsioni mbetët nje problem shqetësues për shoqerinë shqiptare dhe si i tillë duhet luftuar me vendosmëri dhe pandërprerje.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›