Fundi i katastrofës në Gjirin e Meksikës?
Katastrofa e naftës në Gjirin e Meksikës duket se po merr fund.
Rajoni megjithatë nuk mund të ndjehet i çliruar.
Se sa kushton dëmtimi i mjedisit dhe shkatërrimi i vendeve të punës, këtë nuk mund ta thotë ende askush.
Ishte një deklaratë delikate: "BP do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e punimeve të nevojshme të pastrimit”.
Kështu tha në maj Lamar Mckay, president i BP për Amerikën, para dhomës së Kongresit Amerikan në Washington:
"Ne do të dëmshpërblejmë të gjitha pretendimet legjitime”
Por sa e shtrenjtë do të jetë kjo, këtë nuk e di as McKay.
Madje askush.
Madje edhe po qe se në muajt e ardhshëm nuk rrjedh më naftë nga vendi i dëmtuar i shpimit.
Rajoni është ndotur dhe të gjitha përpjekjet për të ndryshuar gjendjen dramatike do të bëhen shumë të shtrenjta.
Rreth 940 kilometra plazh në bregdetin amerikan janë ndotur nga nafta, shumë parqe kombëtare janë në rrezik.
Dega e turizmit është e alarmuar. T
ë dëshpëruar ata tregojnë reklama për plazhet si ai Pensakol në Florida, në kohën më të mirë televizive në CNN dhe televizione të tjera.
Një pjesë e madhe e filmave paguhet nga BP.
Më shumë se 35 % e ujërave janë të mbyllura për peshkim.
Shumë peshkatarë kanë humbur punën, disa kanë nevojë për trajtim psikologjik.