Mbi 42 mijë shërbime kadastrale në 5 muaj, në Berat

TIRANË, 25 qershor /ATSH / Mbi 42 mijë shërbime kadastrale janë ofruar në qarkun e Beratit gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, nëpërmjet platformës elektronike “e-Albania”.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore e ASHK-së Berat ka trajtuar 42 620 kërkesa për shërbime kadastrale gjatë periudhës janar-maj 2026.
Gjatë kësaj periudhe, 5 595 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie, ndërsa janë legalizuar 550 objekte informale banimi.
Procesi i pajisjes me dokumentacion pronësie dhe legalizimit të objekteve informale vijon në të gjithë vendin, me synimin për të garantuar sigurinë juridike të pronës dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
/e.xh/a.f/r.e/