E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 500 viktima të përmbytjeve në Tajlandë

Numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet në Tajlandë ka kaluar shifren 500, lajmëruan burimet zyrtare.

Vendi i madh aziatik u godit gjatë shtatorit nga stuhia e munsoneve më të fuqishme në shumë dekada dhe sipas meteorologëve, ekziston frika se shira të tjerë mund të pasojnë.

Pjesë të mëdha të kryeqytetit Bangkok janë tashmë nën ujë, ndërsa transporti ajror është paralizuar prej kohësh, me dy aeroportet kryesorë të vendit nën ujë.

Qeveria ka lajmëruar për një paketë dëmshpërblimesh prej 2,5 miliardë dollarësh, por ekspertët flasin për një faturë shumë më të lartë të dëmeve, e cila deri tani duket se ka kaluar 10 miliardë dollarë.

Kryeministrja e vendit, Yingluck Shinawatra ka premtuar rindërtimin e bizneseve dhe shtëpive të dëmtuara brenda 45 ditëve.

“Njerëzit kanë vuajtur së tepërmi deri tani, ne duhet të rindërtojmë vendin sa më shpejt”, deklaroi ajo,

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›