Silva, më i miri në Premierligë

Mbrojtësi Micah Richards e ka quajtur David Silvan futbollistin më të mirë në Premierligë, në bazë të formës aktuale.
Silva iu bashkua Manchester Cityt nga Valencia në verën e vitit 2010 dhe pas vështirësive fillestare, arriti të tregojë kualitetet e tij në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe ndeshjet e para të këtij të tanishmit.
“Jam i lumtur të jem në ekip dhe është nder i madh për mua të kem yje të tillë për bashkëlojtar. Mendoj se në bazë të formës aktuale, Silva është futbollisti më i mirë në Premierligë”, tha Richards për Manchester Evening News.