Bildt: Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, paralajmëroi në rrjetin social Twitter, se do të vizitojë ditët e ardhshme Prishtinën, Mitrovicën dhe Beogradin.
“Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar që prej verës së fundit”, shkruan Bilt në profilin e tij, siç transmeton REL.
Në verën e këtij viti Prishtina zyrtare zbatoi një aksion për marrjen e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës-veprime këto që u pasuan me protesta në formën e barrikadave rrugore të serbëve lokalë.