E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 70 kosovare kerkojne ndihme evakuimi nga Egjipti

Kajro 3 shkurt NOA 8211 Mbi 70 shtetas te Kosoves kerkojne ndihme nga Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves per tu evakuuar nga Egjipti per shkak te shperthimit te dhunes dhe rrezikimit te tyre.

Nje nga perfaqesuesit e komunitetit shqiptar te Kosoves ne Kajro Beqir Ismaili beri te ditur ekskluzivisht per agjencine e lajmeve INA se jane rreth 50 studente dhe 20 shtetas te tjere qe kane ngelur te izoluar dhe kerkojne ndihme per evakuim nga Ministria e Jashtme e Kosoves.

shte shume veshtire sepse studentet sidomos nuk kane para dhe mezi ia dalin per te tejkaluar kete krize qe eshte shume e veshtire. Kerkojme urgjentisht qe MPJ e Kosoves te mundesoje nje avion per te na ndihmuar. Por tani per tani nuk kemi pergjigje nga Prishtina zyrtare theksoi Ismaili.

Sipas tij ambasada serbe ne Kajro i ka ofruar ndihme 15 studenteve te cilet kane udhetuar drejt Beogradit.

Sot presim qe nje ndihme te na ofroje ambasada e Shqiperise dhe ambasada e Bosnjes qe kane premtuar disa vende por nuk jemi te sigurt. Do te presim deri te shtunen mos po qetesohet situata por eshte shume keq sidomos per studentet qe nuk kane kushte dhe para dhe mezi mbijetojne ne kete kaos dhe krize te rende te papershkruar ne Kajro dhe qytetet tjera theksoi Beqir Ismaili.

NOA-INA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›