E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeveParlamenti zviceranmbështet Martin

GENEVE-  Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marti, i cili është dhe deputet i Dhomës së Ulët të Parlamentit zviceran, i ka raportuar të martën në mbrëmje Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Zvicrës rreth raportit të tij shumë të përfolur mbi “trafikun me organe”.

Komisioni, i cili e ka mbështetur njëzëri raportin e Martit, ka kërkuar që akuzat e ngritura prej tij, të hetohen nga një komision ndërkombëtar.

“Komisioni përmes një mocioni kërkon po ashtu nga Qeveria federale që të angazhohet edhe në shkallë ndërkombëtare për hetimet në fjalë”, thuhet në një komunikatë për medie, të komisionit.

Pas informimit që bëri Marty mbi sfondin dhe rrjedhojat e raportit të tij, komisioni së bashku me ministren e Jashtme Micheline Calmy-Rey, njëherësh presidente e shtetit, i kanë peshuar mundësitë e Zvicrës për t’u angazhuar për hetime ndërkombëtare.

Komunikata thekson se komisioni “është shumë i impresionuar nga puna e shkëlqyer” dhe nga “raportimi i balancuar” i Martit rreth këtij rasti kompleks. Po ashtu, komisioni ka lavdëruar Martyn për “guximin dhe angazhimin” e tij personal.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›