E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje:Pushteti që gënjennuk ka jetë të gjatë

TIRANË- Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar lidhur me vendimin për mosngritjen e pagave deri në miratimin e Buxhetit për vitin 2011. Sipas Albin Kurtit, ky është një premtim tjetër i pambajtur i një pushteti që gënjen e vjedh.

“Kur Hashim Thaçi doli publikisht dhe deklaroi se ka marrë vendim për rritjen e pagave në sektorin publik, ne e patëm klasifikuar këtë si thjesht premtim parazgjedhor. Meqenëse tashmë e dinim se premtimet parazgjedhore por as ato që i japin pas zgjedhjeve të këtyre politikanëve nuk realizohen kurrë, në reagimin tonë i patëm treguar opinionit se ishte premtim bosh, i tillë çfarë edhe doli të jetë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Kjo është e patolerueshme. Ky mashtrim i fundit i organizuar nga pushteti e tejkalon madje edhe vet stërkeqjen e deritashme të pushtetit. Deri tash gënjeshtrat kanë qenë më të distancuara në kohë... Tash paradite po gënjen, e pas dite po na tregon se ka gënjyer. Kjo tregon se në çfarë paniku dhe frike nga humbja ka qenë Thaçi para zgjedhjeve, dhe se e njëjta panik dhe frikë po e ndjek edhe sot. Se një pushtet që rren kaq hapur, dhe një pushtet që i vjedh votat kaq hapur nuk e ka jetën e gjatë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila fton sindikatat të vihen në anën e punëtorëve, e jo të bëhen vegël e pushtetit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›